Objekti Skupi përfaqëson një kompleks modern banimi i vendosur në komunën e Karposhit, në rrugën “Dragan Spirkoski Makso” nr. 50 — një nga lokacionet urbane më atraktive në qytet.
Kompleksi përbëhet nga tre objekte të lidhura mes vete me hyrje të veçanta – A, B dhe V – të cilat së bashku ofrojnë 62 njësi banimi të projektuara me kujdes. Çdo hyrje ka organizim të veçantë: hyrja A disponon me 25 banesa, hyrja B me 16, ndërsa hyrja V ofron 21 banesa.
Banesat në katin e parë, të dytë dhe të tretë kanë organizim identik dhe funksional, ndërsa përdhesa dhe nënkulmi ofrojnë zgjidhje unike të përshtatura për stile të ndryshme jetese.
Kompleksi shtrihet në pesë kate dhe disponon gjithsej 69 vende parkimi, duke ofruar rehati dhe praktikë për jetën e përditshme.
Skupi është krijuar për ata që kërkojnë një shtëpi cilësore, funksionale dhe moderne, në një zonë urbane të lidhur mirë dhe shumë të dëshiruar.